KYC: Në 44 për qind të rasteve, nxënësit kanë bashkëpunuar gjatë tekstit

Këshilli Rinor Kosovar – KYC ka monitoruar procesin e Provimit të Maturës Shtetërore- Testi i dytë – në 25 komuna të Kosovës dhe 100 qendra të ndryshme testimi.

Sipas monitoruesve të cilët janë ndodhur një orë më herët në qendrat e testimit, fillimi i testit kësaj radhe ka qenë më mirë i organizuar, ngase në shumicën e komunave ka filluar në kohë, sipas planifikimit.

Gjatë këtij testimi monitoruesit kanë vërejtur lëshime teknike nga ana e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në aspektin e shpërndarjes dhe klasifikimit të testeve. Në disa qendra ka pasur mungesë të tyre, të testeve rezervë dhe po ashtu me raste ka pasur ngatërresa në mes të llojit të testit dhe llojit të fletë-përgjigjes.

KYC thotë se mbetet shqetësues fakti i shpërndarjes së testeve dhe përgjigjeve në rrjetet sociale dhe të komunikimit, qoftë Facebook, VIBER dhe WhatsUp.

“Nga 100 qendra të testimit që janë monitoruar janë evidentuar mbi 10% të rasteve ku administrimi nuk ka qenë në nivelin e pritur, në krahasim me testin e parë të 4 Qershorit ku janë raportuar rreth 30% të rasteve të keq administrimit.

Nga 100 qendra të testimit të monitoruara në mbi 44% të rasteve nxënësit kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin dhe kanë kopjuar sidomos nëpërmjet mjeteve teknologjike. Në krahasim me testimin e parë ku janë raportuar mbi 50% të rasteve të bashkëpunimit dhe kopjimit.

Për raste bashkëpunimi, kopjimi dhe përdorim të mjeteve teknologjike kryesisht celularëve nga procesi i testimit kësaj radhe janë përjashtuar rreth 22 nxënës evidentuar në qendrat e testimit të monitoruara nga KYC”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.

Temat
LajmeVend

Të afërta