Kroacia drejt zgjedhjeve të parakoshme, Kitaroviç kërkon shpërndarjen e Parlamentit

Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitarovic i kërkoi dje pasdite Parlamentit për t’u shpërndarë në mënyrë urgjente për t’i hapur rrugë kështu zgjedhjeve të parakohshme legjislative.

“I bëj thirrje kryetarit të parlamentit për organizimin urgjent të një mbledhje të deputetëve për të vendosur shpërndarjen e tij”, njoftoi Presidentja kroate.

Ky erdhi si një një vendim i pashmangshëm, një ditë pas rrëzimit të qeverisë dominuar nga nacionalistët e HDZ-së.

Sipas Grabar Kitarovic shumica e deputetëve ranë dakort se organizimi i zgjedhjeve të parakohshme është i nevojshëm.

Presidentja nuk mundet gjithsesi të shpallë zgjedhje të reja përpara vendimit për shpërndarjen e Parlamentit.

Temat
BotëLajme

Të afërta