Koci: Sami Lushtaku, njëri nga meritorët e mëdhenj për çlirimin e Drenicës dhe Kosovës

Avokati i njohur, Arianit Koci, në ditën e çlirimit të Drenicës, ka thënë se njëri nga meritorët më të mëdhenj është kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se në këtë ditë përkujtohen shumë dëshmorë duke filluar nga vëllezërit Adem e Hamëz Jashari, Shkëlzen e Luan Haradinaj, etj.

Lexoni postimin e plotë të Kocit në Facebook:

Urime Drenicë ditën e çlirimit.

Në këtë ditë të madhe, qe sa vite, i pari që më bjen në mend është Sami Lushtaku – njëri prej më meritorëve për çlirimin e Drenicës dhe Kosovës në përgjithësi.

Po ashtu, në këtë ditë, me krenari e kujtoj Adem dhe Hamëz Jasharin, Shkelzen e Luan Haradinaj, Xhevë e Fehmi Lladrovcin, Ibrahim Rugovën, Fehmi Aganin, Bajram Kelmendin dhe shumë të tjerë, që u flijuan për lirinë tanë dhe për një Kosovë demokratike, multikonfesionale dhe multietnike.

Temat
LajmeVend

Të afërta