62 bimë kanabisi janë gjetur dhe asgjesuar dje me anë të djegjes nga policia në fshatin Novoselë, të rrethit Kolonjë.
Burime zyrtare bga policia e Korçës bëjnë me dije se lënda narkotike është gjetur pranë vendit të quajtur “Minograde”, ndërkohë kultivuesit e lëndës nakotike janë ende të lirë.
Policia e Korçës njofton se po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesit/ve.