Ekskluzive – Berat Gjimshiti flet pas fotos me Afërditën, godet mediat

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, po kalon momentet e verës në pushime me miq të tij dhe të dashurën e tij Alisën.

Ai thotë se është në lidhje me Alisën dhe është i lumtur me të dashurën e tij, teksa potencon se Afërdita ishte e ftuar nga një prej miqve të tij dhe thjesht ishte prezente aty.

Berat Gjemshiti

“Unë jam në pushime me shoqërinë time, ndërsa ajo vajza, Afërdita Dreshaj, ka qenë e ftuar nga një mik i imi”.

“Nuk po mundem të kuptoj si shkruajnë kështu pa më pyetur mua. S’kam asgjë me atë vajzë, jam në një lidhje me të dashurën time Alisën dhe kjo është e tëra”, u shpreh Gjimshiti.

Gjimshiti nuk u ftua nga De Biasi në Euro 2016, kështu që ai vendosi të gjej kohë për vete dhe të pushojë, para fillimit të sezonit të ri ku ai pritet të hyjë fuqishëm.

Temat
Showbiz

Të afërta