Egjipt, ish presidenti dënohet me burgim të përjetshëm

Presidenti i parë i zgjedhur me votim të lirë në Egjipt dhe i larguar me anë të një puçi ushtarak, Muhammed Mursi është dënuar sot me 40 vite burg për akuzën ku pretendohet se ka kryer “spiunazh” në favor të Katarit.

Vendimi i Gjykatës Penale të Kajros është transmetuar direkt nga televizioni shtetëror i Egjiptit. Mursi në këtë seancë gjyqësore është dënuar me burg të përjetshëm (25 vite burg), me pretendimin se është anëtarë i Organizatës Vëllazëria Muslimane (Ihvan) e cila është në listën e organizatave të ndaluara si dhe 15 vite burg me pretendimin se ka dërguar dokumente të fshehta të shtetit drejt Katarit.

Nga ana tjetër për rastin e “spiunazhit në emër të Katarit” ku në mesin e të akuzuarve ka edhe gazetarë, 6 persona u dënuan me vdekje, ndërsa katër të tjerë me dënime të ndryshme.

Në një deklaratë për gazetarin e AA, anëtar i delegacionit mbrojtës të Mursi-t, Usame Helva, tha se gjykata ka dhënë 40 vite burg për Mursin, por sipas ligjeve në fuqi maksimumi që ai mundë të dënohet është burgim i përjetshëm (25 vite). Ai vuri në dukje gjithashtu që ata do të apelojnë këtë vendim.

Presidenti Mursi i cili u largua nga detyra me anë të një puçi ushtarak në rastin që njihet me emrin “spiunazhi i madh” është dënuar 25 vite, për rastin e “Ngjarjeve të sheshit Ittihadije” 20 vite burg, për rastin e “bastisjes së burgjeve” ishte dënuar më parë me varje./AA/

Temat
BotëLajme

Të afërta