Policia pakistaneze ka arrestuar një grua të akuzuar për vrasjen e vajzës së saj shtatzënë, sepse ajo u martua kundër dëshirave të familjes.
Zyrtari i policisë lokale, Arshad Mahmood, tha se nëna dhe djali i saj ia prenë fytin 22-vjeçare Mukadas Tofik Butravala nga fshati në krahinën e Punjab.
Tofik para tre vitesh u martua kundër dëshirës së familjes së saj.
Nëna dhe vëllai kishin shkuar në shtëpinë e familjes të premten, duke thënë se ata kanë ardhur për të pranuar zgjedhjen e saj, por nuk doli të jetë ashtu pasi ata e mbytën atë, transmeton Indeksonline.
Burri i saj Mohamed Tofik, raportoi vrasjen. Në Pakistan, rreth 1.000 gratë jetojnë në varfëri të skajshme dhe çdo vit rreth 1 mijë femra i vrasin për të ashtuquajturën vrasje nder për shkelje të normave konservatore e dashurisë dhe martesës.
Kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif kërkoi që të çrrënjoset kjo praktikë, por deri më tani nuk ka miratuar asnjë legjislacion në këtë fushë.