Cili është shteti ballkanik që do të ndalojë shamitë në publik

Në lexim të parë, parlamenti bullgar ka votuar për ndalimin e shamive në vende publike.

Propozimi i ri, të cilin e prezantoi partia nacionaliste Fronti Patriotik [PF], është përkrahur nga 108 parlamentarë, ndërsa kundër ishin vetëm tetë.

Partia e dytë opozitare në Bullgarisë, Lëvizja për të Drejta dhe Liri, ka tentuar të shtyjë leximin duke këshilluar se këto masa të përfshihen në ligjin kundër-terrorizmit, por kjo kërkesë e tyre u refuzua nga Parlamenti.

Nëse miratoht ky ligj, Bullgaria do t’u bashkohet vendeve evropiane si Franca, Letonia dhe Holanda që kanë ndaluar veshjet që mbulojnë fytyrën.

Ligji bullgar ndalon shamitë në zyrat e qeverisë, shkollë, institucione kulturore dhe vende tjera publike.

Temat
BotëLajme

Të afërta