1 milion për një ditë për “Ajo” nga Geasy dhe Majk (Video)

Projekti nga Getoar Selimi dhe Majk, “Ajo” tashmë po pëlqehet në masë të madhe.

Projekti mbrenda 24 orëve të para ka marrë një bum klikimesh, teksa për një ditë mund të thuhet se ka arritur mbi një milion klikime.

Telegrafi raportoi se projekti arriti gjysëm milioni për 12 orë, dhe duket se dëgjueshmëria vetëm sa ka shkuar në rritje për këngën e cila është mjaft verore.

Projekti u punua nga Nurteel, Granit Gashi dhe LiBetas, me tekst e vijë melodike të vet artistëve, teksa klipi u punua nga Max Production. /Telegrafi/

Temat
Showbiz

Të afërta