Zëdhënësi i VV-së e quan kriminel Elmi Reçicën

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka reaguar ndaj deklaratës së deputeti të PDK-së, Elmi Reçica i cili ka theksuar se prokuroria duhet ta ndjek penalisht Vetëvendosjen.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk është larg mendsh që kryeprokurori Aleksandër Lumezi që i lë të lirë kriminelët si Elmi Reçica & co, t’i ndjek ata që e shfaqin publikisht këtë sistem kriminal.

Postimi i plotë:

Elmi Reçica paska kërkuar nga shoku i tij, kryeprokurori Aleksandër Lumezi, që të ndjek penalisht VETËVENDOSJE!-n.
Nuk është larg mendësh: një prokurori që i lë të lirë kriminelët si Elmi Reçica & co. – dhe që për më tepër, i ka shokë biznesi – i ndjek ata që e shfaqin publikisht këtë sistem kriminal.

Ne do të publikojmë, sa herë që të kemi, foto dhe argumente që dëshmojnë kapjen e institucioneve shtetërore nga ShIK-u. Kurse, Elmi Reçica ka arsye që të brengoset. Veçanërisht nëse një ditë do të vijë një pushtet që synon drejtësi në Kosovë.

Temat
LajmeVend

Të afërta