Thaçi thotë se vonimi i liberalizimit e ushqen ekstremizmin dhe nacionalizmin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaç,i thotë se çdo vonesë në liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës është ushqim për frymën ekstremiste, radikale dhe nacionale në vend.

Një sfidë e tillë për vendin, sipas Thaçit, është e panevojshme.

“Unë nuk besoj që do të ketë vonesa. Ndonjë vonesë eventuale nga Bashkimi Evropian paraqet risk për Kosovën, paraqet një sfidë të panevojshme, sepse çdo vonesë nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën është një ushqim për frymën ekstremiste, radikale por edhe për nacionalizmin”, ka thënë Thaçi për televizionin publik.

Temat
LajmeVend

Të afërta