Të shtëna me armë zjarri në Shëngjin, dyshohet për 2 të plagosur

Të shtëna me armë zjarri ka patur në Shëngjin të Lezhës ditën e sotme.

Dyshohet se nga të shtënat kanë mbetur dy persona të plagosur.

Ata ndodhen në spital dhe po marrin mjekimin e duhur.

Policia është në vendngjarje dhe po heton për ngjarjen.

Sipas burimeve, të plagosurit janë Mimoza Alia, rreth 50 vjeçe dhe Gentian Malshi rreth 38 vjeç.

Temat
LajmeRajon

Të afërta