Stjuardesat bëjnë foto me fëmijën e lindur në aeroplan (Foto)

Stjuardesat e fluturimit “Boeing 777” kanë ndihmuar një grua që të lindte fëmijën në bordin e avionit. Më pas ata kanë pozuar me fëmijën e porsalindur.

Sipas mediave ndërkombëtare, avioni i pasagjerëve po udhëtonte nga Arabia Saudite për në Nju-Jork dhe ka bërë ulje emergjente në aeroportin e Londrës.

Autoritetet përkatëse kanë bërë të ditur se sinjali i emergjencës erdhi kur avioni ishte duke fluturuar mbi Irlandën e Veriut. Por më pas është drejtuar drejt Uellsit, përcjell Shekulli.

Piloti e ka ulur avionin në Hearthrow, me nënën dhe fëmijën në gjendje të mirë shëndetësore. “Gulf News” ka postuar një foto me katër stjuardese që mbajnë fëmijën.

Temat
Fun

Të afërta