Serbët marrin 2.4 milionë euro nga Kina për ndërtimin e “Luginës së Diellit”

Shteti i Kinës është i gatshëm të jep donacion prej 2.4 milionë euro për ndërtimin e lagjes së shumëpërfolur të serbëve në veri të Mitrovicës, “Luginës së Diellit”.

Sipas mediumit serb “Kurir”, ende nuk dihet qartë shuma totale që do të investohet në këtë lagje dhe as numri i shtëpive e banorëve që do të vendosen.

Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbise, ka thënë se këto para të donacionit kinez do të përdorën për infrastrukturën e ngrohje e ftohje, sistemit të ndriçimit me panele diellore, kablot optike dhe pajisjet tjera të teknologjisë informative, transmeton lajmi.net.

Projekti për ndërtimin e kësaj lagje është duke u përcjellur me polemika të mëdha brenda opinionit publik në Kosovë. Përderisa, kryeministri Isa Mustafa ka thënë se nuk do të lejohet ndërtimi i kësaj lagje, përderisa nuk ka rregullim ligjor e infrastrukturor për të./

Temat
LajmeVend

Të afërta