Prizren, nis ndërtimi i shtatores së Ukshin Hotit

Në Universitetin e Prizrenit sot do të vihet gurthemeli i shtatores së Ukshin Hotit.

Gurthemeli i kësaj shtatoreje do të vihet për nder të ditëlindjes së tij të 73-të.

Në këtë ceremoni do të merr pjesë kryeparlamentari, Kadri Veseli, me ç’rast do të mbajë edhe një fjalë rasti.

Ukshin Hoti ka lindur më 17 Qershor të vitit 1943 në Krushë të Madhe të Rahovecit. ishte profesor, shkrimtar, filozof, intelektual, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare.

Ai ishte arrestuar disa herë për aktivitetin e tij atdhetar nga regjimi serb por së fundi herë arrestohet në vitin 1994 nga policia serbe me akuzën e ushtrimit të aktiviteve armiqësore kundër Jugollavisë si dhe për pjesëmarrjën e tij në lëvizjet për Republikën e Kosovës dhe më pas ishte dënuar me 5 vjet burg,

Më 16 Maj të vitit 1999 pas lirimit të tij nga burgu dhe pas daljes nga qelia e burgut ai ishte zhdukur pa lënë gjurmë dhe nga ajo datë nuk dihet asgjë për të.

Temat
LajmeVend

Të afërta