Presidentja kroate, tifozëve që përdoren simbole naziste: Turp ju qoftë, do të përgjigjeni (Foto)

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, ka reaguar ashpër ndaj tifozëve që përdorën simbole naziste.

Tifozët e Kroacisë e ndërprenë për pak çaste sfidën mes Kombëtares së tyre e Çekisë, e cila përfundoi në fund 2:2.

Kjo nuk i pëlqeu aspak të parës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, e cila u ka dërguar një mesazh përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Bravo të zjarrtëve. Bravo ju tifozëve kroatë. E ju armiqve të Kroacisë, juve që urreni reprezentacionin dhe shtetin ju porosis: Do të përgjigjeni edhe për këtë edhe për svastikën. Turp ju qoftë!”, ka shkruar në Facebook Kolinda Grabar-Kitarovic.

kolinda-3

kolinda-2

kolinda-1

Kroaci

Temat
BotëSport

Të afërta