Presidentja kroate kërkon shpërndarjen e Saborit dhe zgjedhje të parakohshme

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq kërkoi shpërndarjen e Saborit dhe shpalljen e zgjedhjeve parlamentare.

Ajo theksoi se një numër i madh i deputetëve janë për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe I bëri thirrje kryetarit të Soborit që sa më shpejt ta shpërndajë Parlamentin.

Grabar Kitaroviq sot kishte konsultime me partitë parlamentare për gjasat e formimit të një Qeverie të re pasi dje Sabori votoi mocion të kryeministrit Tihomir Oreshkoviq.

Pritet që Sabori të marrë vendim të hënën.

Temat
BotëLajme

Të afërta