Kjo foto prekëse e një foshnje që fle mbi dorëzat e motorit, ka një histori shpirtëcopëtuese mbrapa saj.
Kjo vajzë e vogël duket e buzëqeshur teksa në mënyrë paqësore është duke fjetur mbi dorëzat e motorit të babait të saj, transmeton lajminet.
Por, gjëja më e dhimbshme e kësaj fotoje është se babai i saj Hector Daniel Ferrer Alvarez, u qëllua tragjikisht dhe vdiq në Florida vetëm pak javë para lindjes së saj.
Hector së bashku me të fejuarën e tij Kathryn Williams, kishin caktuar datën e martesës por Hector nuk e priti dot.
Edhe pse Hector ka vdekur, vajza do të ketë disa sigurime për jetën pasi janë dërguar shumë donacione për të, por ajo gjithmonë do të ndjej dhimbjen e babait.
Temat
Fun