Pas disa krimeve në Kosovë, 26-vjeçari vret me thikë edhe qeraxhiun e tij shqiptar në Gjermani (Foto)

17 qershor 2016, Bad Godesbberg. Emigranti kosovar 26-vjeçar i akuzuar se e vrau me thikë shokun e tij më 3 prill do të përballet me akuzën e vrasjes me paramendin, njoftojnë mediat gjermane.

Prokurori Robin Fasbender tha se 26-vjeçari nga Kosova, që ishte duke jetuar në shtëpi, tashmë është akuzuar për vrasjen e shokut me të cilit banonte, të një 32-vjeçari nga Shqipëria duke e goditur disa herë me thikë në zemër.

Ky person akuzohet po ashtu se shkaktoi plagosjen e një tjetër shqiptari. Shqiptari fillimisht u mendua si bashkëpunëtor dhe ishte arrestuar para se te merrej vesh se ai vetëm kishte dashur të ndërhynte bashkëpatriotin e tij dhe ishte sulmuar edhe vete nga kosovari.

Sipas një zëdhënësi zyrtar, incidenti thuhet se ka ndodhur rreth orës 6:50 pasdite përpara qendrës së akomodimit në Deutschherrenstrase. Ka pasur një debat ndërmjet tyre para se sherri të bëhej i dhunshëm më vonë. Kur shqiptari 30-vjeçar kërkoi të ndërhynte për t’i zbutur gjerat, kosovari mendohet se i ra me kokë në fytyrë.

Sipas prokurorit, i akuzuari dhe viktima ranë në shkurre dhe shqiptari ra mbrapa në tokë. Aty 26-vjeçari dyshohet se e ka qëlluar disa herë me thikë. Fassbender tha se se kjo ishte pika e fundit që e akuzon atë se ka vepruar me synimin për ta vrarë. Vdekja u shkaktua nga tri goditje me thikë në zemër.

Kosovari po ashtu tentoi të godasë dhe shqiptarin tjetër 30-vjeçar, por ai arriti të shpëtonte. Mjekët luftuan për ta shpëtuar viktimën 32 vjeç por ai vdiq në vendin e ngjarjes. Kosovari më pas nuk iu shmang arrestimit.

Shqiptari i plagosur është tani njeri nga dëshmitarët kryesorë dhe besueshmëria e tij nuk vihet në dyshim. Hetuesit e besuan atë dhe jo të akuzuarin, që pretendoi se kishte vepruar për t’u mbrojtur, transmeton Syri.net.

Sfondi i këtij incidenti kishte qënë një debat mes burrave. I akuzuari tha se viktima e kishte quajtur atë zjarrvënës, që i kishte vënë flakën një koshi plehrash në shtëpi.

Kosovari, që ka gruan dhe fëmijët në shtëpi, njihej nga policia për krime dhune dhe ndaj pronës. Para këtij incidenti, ai ishte hetuar për një grabitje. Nga ana tjetër, ka procedura kundër tij dhe në Kosovë si pjesëmarrës në një sulm në vitin 2015, kur ai sulmoi kryebashkiakun e Mitrovicës. Në të ritë e tij, ai dyshohet se kishte hedhur në erë me eksploziv një bar në Mitrovicë në të cilin ishin plagosur shumë njerëz.

IMG_4006-1

Temat
LajmeVend

Të afërta