Në Kosovë, imami padit imamin për shpifje

Imami i xhamisë “Metë Podjeva” në Podujevë, Idriz Bilalli, do të obligohet t`i kërkojë publikisht falje dhe t’ia paguajë 50 mijë euro dëmshpërblim imamit të xhamisë “Mati 1” në Prishtinë, Fadil Musliu, nëse gjykata do të vërtetojë se ai ka shpifur kundër tij.

Me pretendimet për shpifje dhe fyerje, Musliu ka dorëzuar këto ditë padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore.

Musliu thotë se ato që Bilalli i ka deklaruar para afro tri javësh në artikullin e gazetës amerikane “The New York Times” janë të pavërteta e të paargumentuara, shkruan “Koha Ditore”.

Imami i Llapit, në artikullin e titulluar “Si Kosova është kthyer në tokë pjellore për ISIS-in”, ka thënë se Musliu ka përhapur dhe vazhdon të përhapë rrymën vehabiste në Kosovë.

Temat
LajmeVend

Të afërta