Kohët e fundit kanë qenë shumë stresuese për këngëtarin nga Kanada.
U përfshi në shumë skandale dhe rrahje me fansa, gjëra që nuk i shkojnë për shtati imazhit të tij. Po ashtu, vrasja e Christina Grimmie, kishte bërë që Justin të qante gjersa këndonte në koncertin e tij.
E gjërat duket se nuk duan të shkojnë sipas rrugës së 22 vjeçarit. Kësaj here ai u rrëzua goxha keq gjatë kohës sa po performonte një nga këngët e albumit të fundit, ‘Purpose’.
Fjalët kyçe
Justin BieberTemat
Showbiz