Labinotë Demi: Isha kundër që Ferid Agani të dorëhiqet

Nënkryetarja e Partisë së Drejtësisë, njëkohësisht deputetja e kësaj partie, Labinotë Ademi, ka thënë se ministri Ferid Agani ka marr vendimin në prezencën e anëtarëve të partisë, duke i kërkuar kryeministrit që të lirohet e rasti për të cilën po akuzohet të zbardhet përfundimisht.

Dorëheqja e Aganit erdhi dy ditë pasi Prokuroria ngriti një akuzë me të cilin ai akuzohet që ka dëmtuar buxhetin mbi 4.5 milionë euro në kohën sa ishte Ministër i Shëndetësisë.

“Ka dy ditë që opinioni i gjerë është informuar, kemi diskutuar, por sot e ka dhënë fjalën e tij përfundimtare, edhe pse jo të gjithë kemi qenë dakord, kemi menduar që mund të pritet”, ka thënë ajo, raporton Klan Kosova.

Ademi, ka thënë që ajo si nënkryetare e PD-së ka preferuar që Agani të mos e paraqiste dorëheqjen tani, por të priste edhe pak.

“Po kam qenë edhe unë njëra nga shumica që kemi dashur që të pritet, por ministri ka qenë vet anëtari i qeverisë, është njohës i çeshiteve ligjore edhe ka ardh në këtë përfundim”.

“Ministria e Shëndetësisë, vazhdon të jep subvencione të cilët kanë nevojë për shërim për spitalet jo publike”.

Ndonëse ajo ka thënë që ishte kundër që Agani të dorëhiqet nga pozita e ministrit, Ademi ka thënë që shembullin e tij duhet ta ndjekin të gjithë që janë të akuzuar.
“Sigurisht që po, kjo është më e pakët që një person udhëheq mund ta bëjë”.

Temat
LajmeVend

Të afërta