Kroacia mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka pritur në takim njoftues ambasadoren e re të Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanovic.

Në takim u tha se Kosova dhe Kroacia janë dy shtete mike, ndërsa u kërkua avancimi i raporteve.

Fillimisht, ministri Hyseni i uroi për pozitën re dhe vuri në dukje bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve.

“Republika e Kosovës dhe Republika e Kroacisë janë dy shtete mike që kanë një bashkëpunim në të gjitha sferat e funksionimit institucional, respektivisht bashkëpunimit në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit”, theksoi ministri Hyseni.

Me këtë rast, ministri Hyseni kërkoi që të ketë edhe më tej avancim të raporteve mes dy shteteve sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe terrorizmit, në mënyrë që të parandalohen këto të këqija që prekin qytetarët e të dyja vendeve.

Ndërsa, ambasadorja Kapitanovic vlerësoi raportet mes dy shteteve dhe më këtë rast, ka rikonfirmuar përkrahjen e shtetit të saj ndaj Kosovës në rrugën e saj drejtë BE-së, posaçërisht procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Hyseni_kroacia

Temat
LajmeVend

Të afërta