Këngëtari Azem Lukaj ka ardhur me një projekt të ri e që pritet të jetë një super hit.
Ai sapo ka lansuar këngën e re me titull “Ti humbe”. Këngëtari pejan për adhuruesit e tij ka sjellur një super hit veror, në bashkëpunim me kompozitorin Ervin Gongji, ndërsa tekstin e këngës e ka shkruar Vojsava.
Në të njëjtën kohë kënga u editua bashkë me videoklipin e realizuar nga produksioni XL films.
Këngëtari Azem Lukaj është në përgatitje edhe të dy projekteve tjera. Azemi po ashtu është ndër këngëtarët e shumëkërkuar në dasma kudo në Kosovë e më gjerë. Azem Lukaj mes tjerash ka konfirmuar se së shpejti do të filloj edhe një turne në Evropë e Amerikë.
Të ju kujtojmë se këngët “Malli për ty” dhe “Gabimi”, janë dy prej hiteve të cilat i dhanë vulë të pashlyeshme talentit të këngëtarit pejan Azem Lukaj.