Javën që vjen trajtohet kërkesa e Aganit për lirim nga detyra

Javën që vjen kryeministri Isa Mustafa do të trajtojë kërkesën e ministrit Ferid Agani që të lirohet nga detyra e tij si ministër.

Kështu tha për KosovaPress zëdhënësi i Qeverisë Arban Abrashi duke shtuar se sot nuk kanë pasur mundësi që ta trajtojnë kërkesën për shkak të angazhimeve rreth ligjeve për EULEX-in.

Lexo edhe: Ferid Agani kërkon nga kryeministri ta lirojë nga detyra e ministrit

Pas ngritjes së aktakuzës për shpërdorim të detyrës zyrtare ministri i Mjedisit Ferid Agani ka kërkuar nga kryeministri që ta lirojë nga detyra deri në momentin e shpalljes së vendimit nga ana e gjykatës.

Temat
LajmeVend

Të afërta