Ja sa gjuhë fliten në familjen e Angelina Jolie! (FOTO)

Në shtëpinë Jole- Pitt fliten rreth tetë gjuhë.

Aktorja e mirënjohur, Angelina Jolie ka pohuar se gjashtë fëmijët e saj, krahas gjuhës amtare gjithsej njohin edhe shtatë gjuhë të tjera.

“Unë i kam pyetur, se cilën gjuhë dëshironin më shumë ta mësonin. Shiloh mëson Khemr, kjo është gjuha amtare në Kamboxhia. Pax është koncentruar në Vietnamisht, Maddox mëson gjermanisht dhe rusisht. Vivienne donte patjetër të mësonte arabisht dhe Knox mëson gjuhën e shenjave”, ka pohuar 41 vjeçarja në një intervistë dhënë Radioshow-it “BBC Radio 4’s Woman’s Hour Takeover”.

Projekti i radhës i Angeline Jolie, është një pjesë në “First They Killled My Father” .
Djali i Jolie, Maddox, (të cilin ajo e ka marrë nga një jetimore kur ai shtatë muajsh), ka qenë përkrahësi më i madh i saj për këtë film, transmeton Parrotlla.

“Mad, ka qenë ai i cili më ka thënë se tani është koha ta bëj këtë film. Ai donte të dinte historinë e vendit të tij, ai donte të udhëtonte atje dhe ta kuptonte historinë e Kambodxhias” është shprehur gruaja e aktorit Bred Pitt.

jolie-pitts-636

Temat
Showbiz

Të afërta