Haliti: Shkëmbimi i demarkacionit me liberalizim vizash, presion dhe test për Kosovën

“Askush deri sot nga të gjitha shtetet që janë nda në atë përbërjen e Jugosllavisë nuk e ka pas këtë kusht. Në qoftë se është si kusht, atëherë është nxjerr si presion direkt mbi institucionet e Kosovës, veçanërisht mbi deputetë për ta qit para një akti të krymë, për t’i akuzu deputetët, parlamentin që ju s’jeni për integrime evropiane, s’jeni për liberalizim të vizave, po na pengoni liberalizimin e vizave, sepse siç po thonë janë të kontestueshme nja dy kodra qatje”, tha Haliti.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se vënia kusht e demarkacionit për liberalizimin e vizave për Kosovën është presion direkt mbi deputetët për të testuar gatishmërinë e tyre karshi proceseve integruese për Kosovën.

“Askush deri sot nga të gjitha shtetet që janë nda në atë përbërjen e Jugosllavisë nuk e ka pas këtë kusht. Në qoftë se është si kusht, atëherë është nxjerr si presion direkt mbi institucionet e Kosovës, veçanërisht mbi deputetë për ta qit para një akti të krymë, për t’i akuzu deputetët, parlamentin që ju s’jeni për integrime evropiane, s’jeni për liberalizim të vizave, po na pengoni liberalizimin e vizave, sepse siç po thonë janë të kontestueshme nja dy kodra qatje”, tha Haliti për RTK3.

Ndërkohë, Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku ka thënë për herë të parë se ratifikimi në Kuvend i demarkacionit me Malin e Zi nuk është kusht për liberalizimin e vizave.

Temat
LajmeVend

Të afërta