Kur Dafina ishte në krahët e Ledrit (VIDEO)

Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula më herët kishin shijuar një lidhje dashurie, por ajo nuk i pengon ata të vazhdojnë të jenë shokë “të ngushtë”.

Ndarjet e nje pas njëshme e çiftit kishte ndodhur pikerisht per shkak te ish- të dashurit të Dafinës Krenarit.

Ish-çift më simpatik i estredës shqiptare, Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula, disa herë kanë bashkuar forcat për realizimin e projekteve muzikore, transmeton First Channel.

Bashkëpunimi i parë i dyshes erdhi në vitin 2010, përmes këngës “Po m’Pelqen”, këngë e cila u shëndrrua në hitë të menjëhershëm.

Qysh atëherë, filluan spekulimet për një lidhje të mundshme mes Dafinës e Ledrit, mirëpo dyshja nuk bëri të ditur diqka të tillë për publikun.

Për të thyer “heshtjen” më pas me projektin e tyre të radhës të përbashkët, “Tonight”, këngë kjo e cila erdhi me tekst të Dafinës e Ledrit.

Ky projekt përveq tjerash prezantoi Dafinën e Ledrin, si çift, ku Dafina shihej shumë e afërt dhe intime me Ledrin.

Duket që “Tonight” u shëndrrua në “mollë sherri”, pasi që prezantimi i mahnitshëm i dyshes në VFM, rezultoi me konflikt fizik mes Ledrit dhe ish-të dashurit të Dafinës Krenarit.

Për t’u shëndrruar kështu me pas në fundit e historis së dashurisë mes dyshes.

Pas shumë kohësh të ndarë, e duke lënë zbraztirë në skenën muzikore shqiptare, ata u kthyen sërish, më të fortë se kurrë në projektin e ri.

Ata ribashkuan forcat për projektin tjetër të përbashkët “Got Your Back”.

Ishte ky një rikthim i befasishëm për publikun, mirëpo dyshja pas publikimit të “Got Your Back”, vazhdimisht vinin me deklarata se janë vetëm miq të mirë.

Të ketë mbetur vallë ende hi pas zjarrit?

Epo, sido që të jetë dyshja padyshim që janë ndër personazhet më të përfolur e suksesshëm të tregut muzikore shqiptar dhe jo vetëm./FirstChannel/

Temat
Showbiz

Të afërta