Brenda muajit aprovohet ligji për personat me aftësi të kufizuara

Handikos ka pranuar nga “Church of Jesus Christ of Latter Day Saints” një donacion prej 450 pajisjeve ndihmëse për lëvizje si karroca, paterica, kukëza si dhe pjesë të tjera që shërbejnë për riparimin e këtyre pajisjeve.

Drejtori i Handikosit, Afrim Maliqi u shpreh falënderues për këto pajisje, për të cilat thotë se janë të rëndësishme për personat me aftësi të kufizuara.

Sipas tij, shteti do të gjejë mënyrë që të ndihmojë Handikosin dhe t’i pajisë me gjërat e nevojshme.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, i cili bëri të ditur që brenda muajit do të aprovohet ligji për aftësimin dhe riaftësimin e personave me aftësi të kufizuara.

Temat
LajmeVend

Të afërta