Boateng akuzon bashkëlojtarët pas barazimit me Poloninë

Mbrojtësi i Bayernit ka reaguar menjëherë pas barazimit me Poloninë, duke shprehur pakënaqësinë e tij.

Mbrojtësi i Kombëtares Gjermane ka shprehur pakënaqësinë e tij dhe është shfaqur kritik para kamareve për paraqitjen jo të mirë që bënë pancerat në takimin kundër Polonisë.

Mbrojtësi 27-vjeçar i tërhoqi vëmendjen veçanërisht repartit të sulmit, ku në dy takimet e para të zhvilluara, atë ndaj Ukrainës dhe Polonisë, nuk ka arritur të japë më të mirën, duke mos shënuar asnjë gol.

“Personalisht nuk jam i kënaqur me barazimin kundër Polonisë. Skuadra nuk kishte shpejtësinë e duhur si dhe nuk arritëm të fitonim asnjë duel një për një”, deklaroi Boateng.

“Sulmi gjithashtu nuk ishte në lartësinë e duhur, një fakt ky që duhet përmirësuar sa më shpejt të jetë e mundur”, përfundoi mbrojtësi i Bayernit.

Temat
BotëSport

Të afërta