8 veprimet në dush që dëmtojnë flokët tuaja dhe si t’i ndryshoni ato

Young woman enjoy shower on white background

Kemi disa metoda të ndryshme se si duhet të lani flokët, sa herë duhet ti krehim flokët apo si të mirëmbani flokët të shëndetshme dhe të shndritshme.

Kujdesi i flokëve është çështje e preferencës, sidoqoftë disa shprehi tona duhet të ndryshohen apo të përshtaten. Për këtë temë, Riki, një pronar i një saloni të bukurisë ka ndarë me neve tetë shprehitë e dëmshme të dushit ndërsa lajmi i mirë është se janë lehtësisht të ndryshueshme.

1. Zgjidheni shamponin e duhur
Zgjedheni një të tillë të bazuar në ujë dhe pa sulfate, që pastron por nuk shaktërron yndyrën e flokëve dhe lagështinë.

2. Kondiciononi rrënjët e jo majat e flokëve
Aplikimi i kondicionerit përtej “vijës së kurorës” është një gjë e kotë. Do të prodhojë yndyrë dhe do i bëjë flokët të rënda dhe të yndyrshme. Më mirë të kondiciononi rrënjët!

3. Mos i krehni flokët e lagura
Krehja e flokëve të lagura shkakton dëmtimin e tyre, në vend të kësaj aplikoni kondicionerin tuaj e më pas përdoreni një krehër me dhëmbë të rrallë në dush.

4. Mos u shmanguni nga trajtimet javore
Çdo ditë i dëmtojmë flokët me hekurosje dhe produkte të ndryshme. Luftoni këto dëmtime me trajtime javore sikurse maska.

5. Shmanguni nga mbështjellja e flokëve me peshqir
Ne e bëjmë një gjë të tillë që ti thajmë flokët përderisa vendosim makijazhin mirëpo kjo gjë i dëmton flokët andaj edhe duhet të hiqet si shprehi. Më e mira është të shtrydhim flokët duke e njerrë lagështinë e tepërt.

6. Mos përdorni pajisje të ngrohta në flokë të lagura
Hekurosja apo përdredhimi i flokëve të lagura është një veprim tejet i dëmshëm. Sigurohuni që njëherë ti thani flokët e pastaj ti përdorni këto pajisje tek ato.

7. Mos i injoroni majat e thyera
Majat e ndara duhet që të shkurtohen, kjo është e vetmja zgjidhje. Që të shmangeni nga majat e ndara mos i lani tej mase flokët, mos i hekurosni shpejt dhe bëhuni më të kujdesshme em flokët e juaja.

8. Shmanguni nga dushet e avulluara
Ky lloj i dushit mund të zhveshë flokët e juaja nga yndyra natyrore dhe të zbehë ngjyrën nëse i keni flokët e ngjyrosura.

Këto 8 shprehi që mund ti ndryshoni lehtësisht, mund tua ndryshojnë tërësisht pamjen e flokëve./Kutia/

Temat
Shëndet

Të afërta