32 mijë maturantë do t’i nënshtrohen nesër testit të dytë të maturës

Ministria e Arsimit nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se nësër (e shtunë), 18 qershor 2016, do të mbahet pjesa e dytë e Provimit të Maturës Shtetërore (afati i qershorit), për rreth 32 mijë maturantë sa ka këtë vit Kosova.

“Me këtë rast, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami do të vizitojë nxënësit që do të testohen në qendrën e testimit në Gjimnazin e Shkencave Shoqërore “Sami Frashëri” në Prishtinë në orën 10:00.

Më pas, ministri do të vizitojë edhe nxënësit që do të testohen në Shkollën Ekonomike në Prizren në ora 11:30.”, thuhet në komunikatë.

testi i matures

Temat
LajmeVend

Të afërta