Vrasësi i Grimmie bëri operacione që ajo ta pëlqente (Foto)

Vrasësi i Christina Grimmie, Kevin Loibl, i kishte hyrë një misioni për t’u zbukuruar, në mënyrë që ajo të mos mund t’i rezistonte.

Por kur plani i tij nuk funksionoi, ai vendosi ta vrasë.

Kështu pohojnë kolegët e tij të punës, të cilët thonë se pasioni i Loibl ndaj këngëtares ishte i pakufishëm.

Për shkak të saj ai e përmirësoi imazhin e tij të jashtëm, bëri transplant të flokëve dhe opeacion lasik të syve. Ai po ashtu u shndërrua edhe në vegjetarian për të humbur peshë.

Ata po ashtu kanë bërë të ditur se vrasësi gjatë orarit të punës e dëgjonte muzikën e saj dhe betohej se një ditë ajo do të bëhet gruaja e tij.

Por këtë shpresë ata ia kanë shuar, duke i treguar se ajo është e lidhur me menaxherin e saj. Kjo si duket e ka tërbuar Loibl.

grimmie

Temat
Fun

Të afërta