Vjen “Ajo” nga Ghetto Geasy dhe Majk (VIDEO)

“Ajo” është bashkëpunimi i dytë mes dy reperëve, Getoar Selimi-Geti dhe Majk pas atij me hitin “S’jena mo”.

Tekstin dhe muzikën e kanë bërë vet reperët ndërsa për klipin është përkujdesur videoproduksioni Max Production.

Supozohet se ky projekt është dedikim i Ghetto Geasy për Marina Vjollcën.

Si duket dyshja po ndërton një histori të vazhdueshme përmes titujve të këngëve që po sjellin në bashkëpunim.

Mbetet të shihet nëse “Ajo”, do ketë suksesin e njëjtë me “S’jena mo”.

Temat
Showbiz

Të afërta