Thaçi i dhuroi Papa Françeskut një fotografi të Gjakovës (FOTO)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një audiencë private është pritur nga Papa Françesku, në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Gjatë këtij takim Presidenti i ka dhuruar Papa Françeskut një fotografi të Gjakovës, shkruan “Zeri.info”.

foto-gjakova

Në takimin me Atin e Shenjtë, i cili ka zgjatur më shumë se gjysmë ore, presidenti Thaçi ka thënë se vlerat që përfaqëson Selia e Shenjtë, si pajtimi, paqja, bashkëpunimi dhe toleranca janë vlera për të cilat është duke u angazhuar edhe Kosova.

Temat
LajmeVend

Të afërta