Të gjitha mediet rozë ishin mbuluar sot nga një lajm ‘Adonisi me tatuazh dedikuar Teutës’.
Dhe kjo nuk ishte aspak gënjeshtër apo mashtrim, ishte plotësisht e vërtetë. Është pikërisht Adonis Morina i cili tashmë ka realizuar një tatuazh në shpinë, dhe që i dedikohet aktores Teuta Krasniqit.
E kontaktuar nga Indeksonline,Teuta ka konfirmuar këtë tatuazh për të cilin ka theksuar se është pikërisht syri i saj.
“Po, Adonisi e ka bërë tatuazhin në shpinë. Syrin tim të rrethuar me disa shenja atrologjike që na e përfaqësojnë ne.”ka thënë Teuta.
Gjithashtu aktorja ka theksuar se Adonisi nuk është aspak sipërfaqësorë.
“Adonisi nuk është sipërfaqësor dhe i zakonshëm në dedikimet e tij. Ato janë të thella, shpirtërore dhe të veçanta po aq sa është edhe vetë ai.”, ka shtuar Teuta për Indeksonline.
Ndërsa e pyetur se si është shtatzënia e saj e dytë, Teuta ka thënë se gjithçka është duke shkuar si duhet.
“Shtatzënia po shkon për mrekulli, për mashallah”, ka përfunduar Teuta.