Sot u liruan pesë prona të uzurpuara, me sipërfaqe 285 hektar

Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Deçan, përmes Drejtorisë dhe Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka realizuar planin operativ “Prona 2”, i cili ka pasur për qellim largimin e uzurpatorëve nga pronat nën menaxhimin e AKP-se që gjenden në komunat e Junikut, Deçanit dhe të Gjakovës.

Nga ky aksion sipas një komunikate të Policisë së Kosovës, janë liruar pesë (5) lokacione me sipërfaqe 285 hektar, të privatizuar nga AKP-ja vite më pare, si dhe janë intervistuar tetë persona.

“Gjatë këtij operacioni zyrtarët kompetent kanë vendosur shiritat dhe shenjat zyrtare në pesë (5) lokacione me sipërfaqe 285 hektar, të privatizuar nga AKP-ja vite më pare”.

“Lidhur me rastin janë intervistuar 8 (tetë) persona të dyshuar, si dhe pritet të intervistohen edhe disa të tjerë të cilëve iu janë dërguar ftesat zyrtare për paraqitje në Polici”, thuhet në komunikatën e PK-së, njofton lajmi.net.

Në operacion kanë marr pjesë hetuesit e NJHRKEK- Prizren, NJRSH-DRP-Prizren, NJRSH-DRP-Gjakovë, krim teknika nga DRP-Gjakove dhe DRP- Prizren, një patrullë e policisë nga SP Junik, tre hetues nga DRP Gjakove.

Hetimet e kryera janë bërë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit dhe në konsultim me të rasti shkon ne procedurë te rregullt.

Temat
LajmeVend

Të afërta