Sonte intervista “Saktë”, Daut Haradinaj rrëfehet për herë të parë ekskluzivisht për disa tema!

Paralajmërimi për transmetimin e intervistës “Saktë” ka zgjuar jo pak reagime lidhur me deklarimet e deputetit të AAK’së Daut Haradinaj në raport me punën e partnerit të tij të tanishëm, Fatmir Limaj në kohën kur ky i fundit ishte ministër i Transportit. Mirëpo, ajo ishte vetëm një pjesë e vogël e një teme që u shtjellua në studion e intervistës “Saktë”, të cilën të plotë do të keni mundësi ta ndiqni sonte në ora 22:00 në portalin Sakte.net dhe televizionin First Channel, me autor Xhevdet Pozhari.

Haradinaj në këtë intervistë deklarohet jo vetëm për marrëveshjet e dëshme midis qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, por edhe për kundërshtimin e pakompromis që do ta bëjë AAK për demarkacionin, si dhe zgjidhjet që ajo ofron në tryezën e diskutimeve. Po ashtu, deputeti i AAK’së flet edhe për vizionin e AAK’së dhe rrëfen se si brenda një periudhe të shkurtër me qeverisjen e AAK’së Kosova do ta kishte ushtrinë e saj.

Ai kësaj radhe ka treguar edhe detaje lidhur me largimin e ish – shefes së grupit parlamentar të AAK’së, Donika Kadaj dhe aderimin e saj në Vetëvendosje, si dhe ka pasur një porosi për të!

Haradinaj ka mbrojtur numrin e veteranëve të luftës, ndërsa në një rrëfim prekës ka rrëfyer edhe për momentin më të rëndë që ai e ka përjetuar gjatë luftës si komandant i brigadës në zonën e Rrafshit të Dukagjinit.

Gjithashtu, Haradinaj ka folur edhe për relacionet e tij me të ndjerët Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj. Ai ka qenë kritik jashtëzakonisht ndaj të gjitha partive shqiptare që deri më tani i kanë përfaqësuar shqiptarët në Maqedoni.

Gjithashtu, Haradinaj flet për raportet e AAK’së me Vetëvendosjen, diskriminimin e komunave në Rrafshin e Dukagjinit, punën e kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila dhe për shumë tema të tjera.

Intervista “Saktë” është bashkërealizim i portalit Sakte.net dhe televizionit First Channel, ndërsa transmetohet çdo të enjte në ora 22:00.

Temat
EmisionetLajmeVend

Të afërta