SHBA-të nuk e përkrahin ndërtimin e lagjes “Lugina e Diellit” në veri (Video)

Kishin vendosur gurthemelin e 300 shtëpive në Zveçan, në veri të vendit, pa marrë asnjë leje nga institucionet e Kosovës, kurse Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka ndërpre punimet në ndërtimin e lagjes “Lugina e Diellit” në këtë komunë.

Bashkim Bekolli, këshilltar i Ministrit Ferid Agani, ka thanë se “Ministria e Mjedisit nuk do të lejojë në asnjë mënyrë të zhvillohen këto punime të jashtëligjshme”.

E, shqetësimin për këtë çështje e ka shpreh edhe Ambasada Amerikane, e cila për Televizionin Rrokum tha se të gjitha projektet që ndërtohen në Kosovë, duhet të bëhen në bazë të kornizave ligjore të Kosovës.

“Jemi të shqetësuar se ky projekt ka dale nga korniza ligjore e Kosovës. Të gjitha projektet e ndërtuara brenda Kosovës duhet të ndërmerren me aprovimet e duhura nga Qeveria e Kosovës, përfshi Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.

Të gjitha proceset për rikthimin e individëve në Kosove duhet të kryhen brenda kornizës ligjore të saj. Nëse ky proces vazhdon, atëherë duhet të veprohet me lejet dhe miratimet e duhura të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane.

Edhe kryeministri i vendit Isa Mustafa pati thënë se kjo lagje nuk do të lejohet të ndërtohet.

Temat
LajmeVend

Të afërta