Naser Rafuna konkurron për punë, por e di paraprakisht se nuk do të pranohet! (Foto)

Naser Rafuna i cilit njihet me rolet e Melit te seriali “Kafeneja Jonë” dhe Xhek Setra te “Çka ka shpija”, sot ka dorëzuar dokumentacionet për “Aktor Rezident në Teatrin Kombëtar të Kosovës”.

Por, aktori beson se nuk do zgjidhet pasi që ky konkurs është vetëm formal.

Pavarësisht që e di rrjedhojën e kësaj pune, aktori i njohur Rafuna ka shprehë dëshirën të provoj fatin dhe të aplikojë.

Ja mesazhi i plotë i aktorit në Facebook

“Sot dorëzova dokumentacionin e kërkuar në MKRS –Teatri Kombëtar i Kosovës për Konkursin Publik: Aktor Rezident në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

I dorëzova duke e ditur se nuk do të përzgjidhem. Kjo e sigurt,thjeshtë do ta shihet rezultati dhe e di.Pak mu qesh sepse është hera e pare në jetën time që bëj diçka duke e ditur saktë fundin e saj.

E di fundin,jo nga shkaku që meriton dikush më shumë apo jo,ka më të bujshme CV-në,kualifikim universitar më të lartë etj.,sepse tek e fundin ne secili e njohim njëri-tjetrin,e dimë punën e secilit,forcën e famës së secilit në audiencë, karrierën, kreativitetin, profesionalizmin,cilësinë…sepse jemi komunitet i vockël artistik por i madh për shkaqe tjera…por nuk do të përzgjidhem për shkak të mësimit nga pësimet e kaluara dhe të pasojave nga këto ndikime turli turli…e unë përveç punës nuk njoh ndokënd tjetër,po edhe di mos me lëshuar pe.

Shpresoj se audicionin nuk do ta përdorin si kinse pjesa bazë kryesorja, audicion ky vetëm si lehtësim dhe tejkalues për arsyetimin e të përzgjedhurve por bazimi do te jetë në transparencë si dhe në marrje parasysh edhe dokumentacionit të kërkuar ( CV e do diploma, mastera etj etj),si kushte kryesore të konkursit sepse me një audicion të tillë e dimë krejt se s’mund të vlerësohen kandidatët dhe këtë gjë e dinë edhe anëtarët e komisionit e të gjithë ata që nuk i hajn orët.”

sss

Temat
Showbiz

Të afërta