Labinotë Demi-Murtezi mbron shefin e saj, ministrin Ferid Agani

Njëri prej ministrave të kabinetit të Isa Mustafës, Ferid Aganit, dje i është ngritur aktakuzë nga Prokuroria e Shtetit për kryerje të veprës penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Aktakuza ndaj ministrit Agani ka ngjallur reagime edhe nga Partia e Drejtësisë. Deputetja e PD-së në Kuvendin e Kosovës, Labinotë Demi-Murtezi, në një prononcim për Indeksonline thotë se beson në pastërtinë e punës që Agani e kishte bërë derisa drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë.

Ajo deklaroi se puna dhe vepra e liderit të PD-së kanë qenë gjithmonë të sinqerta. Megjithatë, Demi-Murtezi shprehet e bindur se Agani do të sqaroj rastin për të cilin i është ngritur aktakuza.

“Ne e njohim ministrin Agani dhe kemi besim të plotë tek puna e tij korrekte e sinqertë, e drejt, në dobi të qytetarëve.

Personalisht mendoj se ai duhet të jetë pjesë e kabinetit qeveritar derisa këto gjana të qartësohen në ditët në vijim. Ministri Agani me punën dhe veprat e tij do ta dëshmoj veten ashtu siç e ka dëshmuar gjithmonë për korrektësi dhe sinqeritet”, është shprehur ajo.

E pyetur për shkarkohet eventual të ministri Agani nga Qeveria, ajo thotë se është herët të flitet për pozicionimin e PD-së në koalicion me PDK-në.

“Është herë për me fol me këto gjana, ne jemi në koalicion dhe është herët për me fol për këto gjana”, ka thënë Demi-Murtezi.

Temat
LajmeVend

Të afërta