Të bukura, me shumë stil, famshme në fusha të ndryshme, motrat Dafina Zeqiri në muzikë dhe Besa Tafari në modeling.
Deri para pak kohësh njihnim vetëm Dafinën, e cila ka një karreirë të mirë në Shqipëri dhe Kosovë, por tashmë del në skenë edhe motra e saj më e vogël, Besa Tafari. Ajo bëri bujë me një deklaratë të ashpër urrejtje ndaj babait biologjik, që i ka braktisur që të vogla si atë ashtu edhe Dafinën.
Motra këngëtares, ka dashur të sqarojë njëherë e përgjithmonë keqkuptimet në lidhje me familjen e saj dhe marrëdhënien me babain e tyre biologjik.
Këtë reagim ajo e bëri pak vite pas Dafinës, e cila po ashtu ka folur në media më parë për marrëdhënien e mohuar nga i ati i tyre.
Në një deklatratë në gjuhën angleze, Besa morata e vogël e Dafinës, ka bërë të ditur se është motra e Dafinës nga nëna Melihate Zeqiri, dhe jo nga një martesë tjetër e babait të saj. Në lidhje me këtë të fundit, Besa nuk e ka kursyer mllëfin, teksa ka thënë se, “nuk ka meshkuj të vërtetë më në botë, ka pak, por unë nuk kam pasur rastin ta kem për baba”.
Ajo rrëfeu fatin e keq që kanë pasur në familje, pasi nuk kanë provuar kurrë dashurinë e babait të tyre, dhe u është dashur t’ia dalin vetë në jetë. “Ai kurrë nuk ka qenë në një fotografi me ne, sepse ai ka qenë shumë i preokupuar që të lërë shumë femra shtatzënë dhe t’i lërë fëmijët jetimë”.
Ajo gjithashtu ka shtuar se babai i tyre nuk i ka kontaktuar kurrë përpara se Dafina të bëhej këngëtare e famshme, dhe ajo një modele e njohur. Ajo u irritua pasi babai u bë i gjallë vetëm tani që ato janë bërë të njohura. “Kjo është hipokrizi, që të bëhesh i gjallë pas 21 vitesh, pa kërkuar falje dhe vetëm me pritshmëri. Kështu që ai nuk ekziston në jetën time, mendjen time.
Pse? Sepse nuk e ushqej shpirtin tim me gjëra të këqija”, -ka thënë Besa, duke sqaruar se mbiemri i saj, Tafari vjen nga martesa me një djalë xhamajkan.
Sa i takon jetës private, ashtu si motra e saj Dafina ka ndaluar tek një djalë i huaj, pasi po jeton lidhje serioze me një djalë nga Republika Domenikane.