Izraeli ka filluar një luftë me ujë kundër Palestinës.
“Izraeli dëshiron që të pamundësoj jetë dinjitoze palestinezëve dhe është duke përdorur burimet tona të ujit për këtë qellim; përderisa përmes marrëveshjeve ilegale Izraeli ka shërbimet e ujësjellësit pa ndërprerje, palestinezët detyrohen të shpenzojnë shuma të mëdha për blerjen e ujit, i cili është i tyre” ka thënë kryeministri palestinez Rami Hamdallah.
Mekorot, furnizuesi kryesor i ujit për fshatrat dhe qytetet palestineze, është akuzuar për manipulimin e furnizimit me ujë në komunën e Jenin disa fshatra të Nablus dhe qytetin Salfit, duke lënë mijëra qytetarë të Palestinës pa qasje në ujë të pijshëm përgjatë Muajit të Ramazanit.
Kompania kombëtare e ujit në Izrael, Mekrot, ka mohuar këto akuza.