Irlanda e Veriut me fitore historike

Irlanda e Veritu ka arritur të shënoj fitoren e parë në histori në një Kampionat Evropian duke e mposhtur Ukrainën 2-0.

Ndeshja në mes të këtyre dy skuadrave ishte një prej ndeshjeve më të dobëta të zhvilluara në këtë kampionat evropian.

Për ta parë rastin e parë u desh të pritet minuta e 34-të të takimit, kur Craig Cathcart nuk arriti të shënojë.

Irlandezët provua edhe me Jamie Ward, por pa sukses.

irlanda-3

Pjesa e dytë filloi me një gol të Gareth McAuley, i cili është i pari në histori për këtë shtet.

Pas kësaj është ndërprerë ndeshja për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Në Lyon kishte filluar një breshër i madh dhe kjo ka bërë që gjyqtari i ndeshjes të ndërpresë për pak qaste takimin e vlefshëm për grupin C.

bresher

Në vazhdim të takimit, megjithëse, te dyja skuadrat e kërkuan rrugën e golit, është dashur të presim deri në sekondat e fundit për ta parë të dytin.

Niall McGinn realizoi golin e dytë dhe fitores prej 2:0 për irlandezët.

Pas kësaj fitore, Irlandezët kanë tre pikë, po aq sa ka edhe Gjermania dhe Polonia në grupin C.

Temat
BotëSport

Të afërta