Halil Matoshi: Hashim Thaçi & Co e kanë shndërruar Kosovën në vend të pashpresë, të pajetueshëm

Analisti politik, Halil Matoshi, ka reaguar ndaj raportimit të mediave se edhe rektori i UP-së, Marjan Dema është avancuar në revista indiane.

Matoshi në një shënim në Facebook ka theksuar se Kosova po shndërrohet në një vend të pajetueshëm dhe kjo, sipas tij, falë Hashim Thaçit.

Shënimi i plotë:

Edhe Rektori Demaj – mashtrues!?

A ka mbet dikush me etike profesionale ne kete vend?
A jane shqiptaret kryesisht mashtrues apo meriten per kete zvetenim shoqnor e kane elitat kulturore e politike?
A po shperbahet kjo shoqni qe n’krye te shtetit ka vene kriminele e mashtrues ordinere, njerez te dhunshem dhe hajdute?
Kosova po shndrrohet ne vend te pashprese, t’pa jetueshem…
Qe ne cka e ka shndrrue vendin Hashim Thaci & Co!???

halil matoshi

Temat
LajmeVend

Të afërta