Trupat e 34 refugjatëve, mes të cilëve 20 fëmijë, janë gjetur në shkretëtirën e Saharasë, në afërsi të kufirit me Algjerinë.
Raportohet se refugjatët kanë vdekur nga etja pasi janë lënë aty nga kontrabandistët.
Qeveria e Nigerisë ka bërë të ditur se trupat e refugjatëve janë gjetur në afërsi të vendit të vogël Asamak, raporton sot BBC.
Ministri i Punëve të Brendshme të Nigerisë, Bazum Muhamed tha se janë gjetur trupat e nëntë grave, pesë meshkujve ndërsa pjesa tjetër janë fëmijë.
Supozohet se ata kanë vdekur në periudhën mes 6 dhe 12 qershorit.
Momentalisht, janë identifikuar vetëm dy persona si shtetas të Nigerisë.