Franca arreston të dyshuarin për sulmet e planifikuara mbi turistët

Policia franceze ka arrestuar një të dyshuar për sulmet të planifikimit mbi turistët rusë dhe amerikanë, si dhe oficerë të policisë në jug të vendit, konfirmoi sot një zyrtar francez.

Ndërsa një zyrtar i gjykatës franceze ka konfirmuar se personi u arrestua të hënën në qytetin e Carcassonne në jug të Francës. Personi në fjalë dyshohet se ka lidhje me grupet terroriste.

Zyrtari tha se i arrestuari donte të sulmonte turistët dhe pastaj policinë, transmeton Indeksonline.

Zyrtari, shpjegoi se kjo është “një çështje rutinë dhe policia kryhen hetime rregullisht në mënyrë për të parandaluar sulme të përsëritura në Francë.

Rasti në fjalë ndodhi në ditën kur militantët islamikë vranë dy policë me thikë në një periferi të Parisit.

Zyrtarët francezë kanë shprehur frikën se janë në rritje sulmet që synojnë policinë.

Temat
BotëLajme

Të afërta