Dy projektligjet për EULEX-in e kalojnë votimin nga Komisioni për Legjislacion

Sapo ka përfunduar mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, të cilët kanë shqyrtuar dhe votuar dy projektligjet për EULEX-in.

Anëtarët Komisionit nga partitë në pushtet votuan pro dy projektligjeve, ndërsa vetëm anëtarja e Vetëvendosje, Albulena Haxhiu votoi kundër.

Komisioni i hapi rrugë kalimit të dy projektligjeve për votim në seancën e Kuvendit.
Ndërkohë deputetët në ora 18:00 do të vendosin nëse do t;i votojnë në vazhdim të sotëm në seancë dy projektligjet për EULEX-in.

Përndryshe, dy projektligjet që kaluan në Komisionin për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, ishin:

1.Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-102 për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi misionin e Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë;

2.Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr. 05/L-103 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës.

Temat
LajmeVend

Të afërta