“De Biasi duhet t’i zgjedhë më të mirët për Rumaninë”

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ledian Memushaj, beson që Gianni De Biasi duhet të zgjedh lojtarët që janë më mirë fizikisht për ndeshjen ndaj Rumanisë

Ai vlerësoi që kuqezinjtë kanë shpenzuar shumë energji në takimin ndaj Francës.

“Ndaj Francës jemi lodhur shumë. Skuadra ka vrapuar shumë dhe tani kemi 3 ditë për të rikuperuar dhe kush është më mirë fizikisht i di trajneri. Edhe Rumania besoj ka shpenzuar shumë energji në dy ndeshjet, ashtu si ne me Zvicrën dhe Francën”, deklaroi Memushaj.

Temat
RajonSport

Të afërta