Burri qëllon një grua me probleme mendore në autobusin urban të Tiranës (Video)

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon një tjetër incident që ka ndodhur në një nga linjat e urbanëve në Tiranë.

Një burrë ka gjuajtur me shuplakë një grua e cila ishte e sëmurë mendore, raporton “Jeta osh qef” e cila ka publikuar edhe videon e filmuar në urban.

Burri i acaruar i ka kërkuar gruas së sëmurë të pushojë, por ajo nuk ka ndalur dhe ai e ka qëlluar siç duket edhe nga pamjet. Sipas raportuesit të gruaja i ishte drejtuar së shoqes së këtij burri dhe e shante.

Duhen marrë masa në këtë rast? Sigurisht, por së pari burri pasi të qetësohet duhet të ndërgjegjësohet se ka goditur si “shtazë” një qenie njerëzore pastaj një femër dhe më pas një njeri që nuk është i aftë të kontrollojë veten.

Temat
LajmeRajon

Të afërta